Gjysmekeqi

Kodi: 978-99943-0-403-5
1,000 L 


Sasia:


Sally Green; Gjysmëkeqi; Trilogji (Libri i parë); Roman; Përktheu: Leonard Doka; Redaktor: Sejdin Cekani; Nr. faqe: 332.


Porosia vjen prane adreses suaj per  1-2 Dite.

Mbi librin:

 Në Anglinë e ditëve të sotme shtrigat jetojnë përkrah njerëzve. Janë Shtriga të Bardha, të cilat janë të mira, si dhe Shtriga të Zeza, të cilat janë të këqija - por Natani gjashtëmbëdhjetëvjeçar ua ndryn aftësitë të dyja palëve. 

I ati është shtrigani më i fuqishëm e më mizor në botë, ndërsa e ëma i ka vdekur. 
Natanin e ndjekin shtrigat kudo. I mbërthyer në një kafaz, i rrahur dhe prangosur, atij i duhet të arratiset para se të mbushë të shtatëmbëdhjetat dhe të marrë tri dhuratat nga i ati e mandej të veprojë i lirë si shtrigan ose përndryshe do të vdesë. Por si mund ta gjejë Natani të atin, kur çdo veprim i tij gjurmohet, kur nuk mund t’i besojë askujt, as të dashurve të tij e madje as vajzës që dashuron?

Ky libër është aq i mrekullueshëm, sa nuk mund të ndaloja së lexuari. Personazhi kryesor, Natani, është një Gjysmëkod ose, më saktë, Gjysmështrigan i Zi e Gjysmështigan i Bardhë. Ai është rritur me Shtrigat e Bardha, por ato e përbuzin. Në fund e mbyllin në një kafaz. Zemra ime vuan për Natanin, i cili, ndonëse nuk ka bërë asgjë të keqe, e trajtojnë si kafshë vetëm e vetëm për shkak të asaj që ka bërë i ati. 
Stili i romanit është pak i çuditshëm dhe të duhet të mësohesh me të, pasi çdo gjë tregohet nga perspektiva e Natanit, por sapo mësohesh me këtë mënyrë rrëfimi, nuk ndahesh dot prej tij. Prandaj fillojeni, provojeni dhe keni për ta parë!

Library Canary


Libri tregohet në kohën e tashme, me fjali të shkurtra, por të gjalla. 
Dy bijat e mia, njëra 14 dhe tjetra 10 vjeçe, që të dyja lexuese të etura dhe të zellshme, bënë garë se kush do ta mbaronte më shpejt librin dhe që të dyja e pëlqyen tej mase. Ja çfarë thotë njëra prej tyre: “Gjysmëkeqi është një libër i shkëlqyer. Romani ka një subjekt të qartë, një zhvillim intensiv e dinamik personazhesh dhe shumë pasazhe mjaft tërheqëse. Kam mbetur e magjepsur prej personazhit kryesor dhe personazheve të tjer` gjithashtu. Pres me padurim për vazhdimin e librit!”

Vine Voice

 

SALLY GREEN jeton në veriperëndim të Anglisë. Ajo ka kryer punë të ndryshme derisa, në vitin 2010, zbuloi dashurinë e saj për të shkruar dhe që prej asaj kohe nuk reshti më. Ajo rrit pula, bën reçelra të shijshme, nuk e ka dëshirë hekurosjen, i pëlqen të ecë nëpër Uells, qoftë edhe kur bie shi. “Gjysmëkeqi” është romani i saj i parë.

Mënyrat e Pagesës
Kesh
Kartë Krediti
Transfertë Bankare
Mënyrat e Transportit
Posta Shqiptare
Albanian Courier
DHL
Fedex

Llogarit koston e transportit
Ne e vleresojme privatesine tuaj. Cdo porosi behet duke ruajtur privatesine dhe dergesa behet brenda nje paketimi qe nuk lejon te duket cfare ka brenda.
Nese nuk ju pelqen ose nuk ju pershtatet masa, ju mund ta ktheni produktin brenda 14 diteve.

Vleresimet e klientit

Ndani mendimet me kliente te tjere  ketu
Shperndaje me:


Produkti u shtua ne listen tuaj te deshirave!
Klikoni ketu per te pare te gjithe produktet qe keni ne liste.