Nazisti dhe berberi

Kodi: 17362
1,000 L 


Sasia:


Edgar Hilsenrath. Nazisti dhe berberi. Roman. Përktheu: Irena Nasi. Nr. faqe: 392. ISBN 978-99943-0-392-2


Porosia vjen prane adreses suaj per  1-2 Dite.

Detaje

 “Quhem Maks Shulc, jam beqar; ndonëse djalë me prejardhje të pastër ariane, jam i biri i Mina Shulcit...” Kështu e fillon Edgar Hilsenrath-i romanin e tij të famshëm për njeriun e SS-ëve dhe vrasësin e shumëfishtë, i cili, kur përfundon lufta, zhytet në rolin e viktimës së tij, Icig Finkelshtajnit, dhe bën para në tregun e zi të Berlinit me një thes me dhëmbë të florinjtë, ndërsa më pas emigron dhe bëhet një qytetar i nderuar dhe pronar i një salloni parukerie në Tel-Aviv.

“Kjo iniciativë, sa delikate, aq edhe e çartur, flet për autorin, gjuhën e përdorur prej tij, e cila harliset shfrenuar, por megjithatë shpesh godet në shenjë dhe shpalos një poezi të zymtë e mbase edhe të qetë.”

-Heinrich Böll

 

 

“Me sa duket, romancieri Edgar Hilsenrath ka arritur të pamundurën me romanin e tij ‘Nazisti dhe berberi’ - një satirë për hebrenjtë dhe SS-ët... një roman aventurash, i përgjakur, grotesk, i çuditshëm dhe njëkohësisht me një lakonikë mizore, që rrëfen me një humor të zi për kohë të errëta.”

-Der Spiegel

 

 

Edgar Hilsenrath-i ka lindur në vitin 1926 në Lajpcig. Në vitin 1938, bashkë me nënën dhe vëllanë më të vogël, u arratisën në Rumani. Në vitin 1941 familja përfundoi në një geto hebrenjsh në Ukrainë. Hilsenrath-i arriti të mbijetonte dhe në vitin 1945 emigroi në Palestinë e më pas, në vitin 1951, në ShBA. Në romanin që keni në dorë, Hilsenrath-i shpërthen. Vepra e tij është përkthyer në shumë gjuhë. Ndër çmimet e shumta me të cilat është nderuar, mund të përmenden çmimin Alfred-Döblin, 1989, dhe çmimin Lion-Fouchtwanger, 2004. Edgar Hilsenrath-i jeton në Berlin.

Më shumë për autorin dhe veprën e tij mund të gjeni në: www.hilsenrath.de.

Mënyrat e Pagesës
Kesh
Kartë Krediti
Transfertë Bankare
Mënyrat e Transportit
Posta Shqiptare
Albanian Courier
DHL
Fedex

Llogarit koston e transportit
Ne e vleresojme privatesine tuaj. Cdo porosi behet duke ruajtur privatesine dhe dergesa behet brenda nje paketimi qe nuk lejon te duket cfare ka brenda.
Nese nuk ju pelqen ose nuk ju pershtatet masa, ju mund ta ktheni produktin brenda 14 diteve.

Vleresimet e klientit

Ndani mendimet me kliente te tjere  ketu
Shperndaje me:


Produkti u shtua ne listen tuaj te deshirave!
Klikoni ketu per te pare te gjithe produktet qe keni ne liste.