Ne garantojme nivelin maksimal te sigurise per cdo blerje. ebuy.al perdor protokollin Secure Socket Layer (SSL) per enkriptimin e te gjithe informacionit ne portal. Me COMODO Security ju mund te ndiheni te qete ne perdorimin e nivelit me te larte te mbrojtjes ne e-commerce. Klikoni logon ne fund te faqes per te mesuar me shume.
'Checkout' yne perdor vetem metoda te sigurta komunikimi, duke e shfaqur ate me ane te simbolit te sigurise ne fund/krye te browserit tuaj si dhe tek "https" ne adresen e web.
Nese abonoheni (regjistroheni) ne faqen tone dhe beni nje blerje tek ne ju automatikisht pranoni
Kushtet dhe Termat tona. Ju me perdorimin e kesaj faqe nenkuptoni qe jeni dakort me kushtet qe ne momentin që beni nje blerje. Ne gjithashtu jemi te detyruar te respektojme dhe permbushim cdo premtim dhe sherbim qe publikojme ne faqen tone ebuy.al.
Ne garantojme qe cilesia e produkteve qe ju do te blini ne faqen tone eshte e njejte me ate qe do mund te gjeni ne dyqanin qe e shet kete produkt, gje kjo qe eshte lehtesisht e verifikueshme edhe nga garancite dhe afatet e reklamuara ne faqe prane secilit produkt se bashku me cmimin dhe pershkrimin e produktit.
Pervec Termave dhe Kushteve ju pranoni edhe Kushtet e Garancise qe ne kemi, te cilat jane te publikuara ne kete faqe. Gjithashtu ne kemi detyrim ndaj jush vetem per ceshtjet qe ne specifikojme ne faqen tone dhe me kushtet qe ne japim. Keto kushte mund te ndryshojne me kalimin e kohes edhe pa u njoftuar, por asnjëhere nuk do ju fshihen dhe manipulohen. Mjafton qe ju te klikoni ne faqen
“Kthimi I produktit” dhe do te mund te informoheni per kushtet dhe termat e reja te shtuara ose te modifikuara nga ne.
Rregullat për kthimin e produkteve
Produkti duhet të jetë me paketimin e tij origjinal, pa shenja gërvishtjeje, njolla ose dëmtime të tjera dhe me të gjithë aksesorët e produktit dhe të paketimit të tij. Ju duhet te ruani kuponin/faturen shoqëruese për të bërë kthimin e produktit. Në momentin e komunikimit me asistentët tanë, ju duhet të na thoni arsyen reale përse kërkoni ta zëvendësoni/ndërroni apo ktheni produktin. Ky informacion shërbën për të analizuar rastin tuaj dhe konfirmuar ose jo pranimin e kthimit, nëse plotësohen kushtet. Ne dëshirojmë të njoftohemi për cdo arsye që na ndihmon të përmirësohemi në shërbimet dhe produktet tona.
Nuk pranohet kthim apo ndërrim i produkteve nëse:
1. janë produkte të higjenës personale ose kanë kontakt të drejtpërdrejtë me lëkurën
2. produkti i porositur vjen pa asnjë defekt fabrike dhe njësoj sic është i reklamuar në foto
3. shkelen afatet dhe rregullat e sipërpërmendura për kthimin apo ndërrimin e produktit
Procedurat e kthimit:
Hapi 1.
Në rast se kërkoni të zëvendësoni apo të ktheni produktet e blera online nga faqja jonë, atëherë ju duhet të na njoftoni brenda 24 orëve nga tërheqja e porosisë.
Hapi 2.
Në rastin e konfirmimit të kthimit apo zëvendësimit të produktit, ju duhet të paraqiteni pranë zyrave tona në adresën:
Rr Ismail Qemali, Pall. 27, Shk. 1, Nr. 30, Tirane (nëse jeni në Tiranë) ose në qëndrën postare më të afërt me vendbanimin tuaj, nëse jeni jashtë Tirane. Klienti tarifohet për koston e transportit sa herë që kryen lëvizje të produkteve me postë ose korrier. Tarifa e kthimit është e njëjtë me atë të dërgimit të pakos.
Hapi 3.
Afati i kthimit eshte brenda 14 ditëve. Për cdo rast të ndërrimit të porosise klienti rimbursohet vetëm nëpërmjet llogarive bankare (nëse ka diference cmimi ) dhe jo Cash. Ju do të rimbursoheni për produktin e kthyer brenda një afati 7 ditor nga dita e kthimit të produktit. Ky afat shërben për procedurën e transferimit te fondeve ne llogaritë tuaja.
Për cdo informacion tjetër ose paqartësi, na kontaktoni në numrin tonë të telefonit, në Chat, Email, ose rrjete sociale.