Vaji i Susamit

Kodi: SN052
1,000 L 


Pesha

Sasia:


Vaji i Susamit (100 ml)


Porosia vjen prane adreses suaj per  1-2 Dite.

Vaji i Susamit

I njohur ndër shekuj për vetitë e tij kuruese, vaji i farave të susamit mund të përdoret me sukses për një mirëqenie të përgjithshme. Vlerësohet shumë për vetitë e tij antibakteriale, antimykotike e antiinflamatore. Si një antioksidant i fuqishëm, vaji i susamit neutralizon radikalet e lira, duke e detoksifikuar organizmin. I dobishëm për mirëfunksionimin e aparatit tretës, lubrifikues i mirë  i artikulacioneve, dezinfektant  për fytin  dhe trajtues efikas i sinuzitit e gingiviteve, vaji i susamit duhet marrë në konsideratë si një aleat i mirë për shëndetin.

I dobishëm për organizmin në përgjithësi, vaji i farave të susamit konsiderohet i mrekullueshëm për lëkurën në veçanti, prandaj është koha për ta bërë atë pjesë të rutinës së përditshme të kujdesit ndaj lëkurës.

Duke qenë i pasur me antioksidantë, vaji i susamit pastron toksinat që ga shtresat e thella të lëkurës, parandalon rrudhat, pucrrat, trajton njollat e errëta  dhe redukton rriskun për kancer të lëkurës.

Farat e susamit janë të pasura me zink, një mineral i rëndësishëm për prodhimin e kolagjenit aq thelbësor për rigjenerimin e indeve të dëmtuara.

Për vetitë dhe përdorimet më tipike të vajit të farave të susamit mund të lexoni në vazhdim:

• Pastron lëkurën

Kur aplikohet në lëkurë, vaji i susamit lidh papastertitë e tretshme në yndyrna, të cilat largohen më tej duke e larë fytyrën me një sapun natyral e ujë të ngrohtë.

• Përzieni ½ filxhani (çaji) vaj susami me ½ filxhani uthull molle dhe ¼ filxhani ujë. Aplikojeni përzierjen çdo natë, pasi ta keni njomur fytyrën me ujë.

 

• Shkëlqen lëkurën

Vaji i susamit është një “mik”  i mirë për fytyrë rrezatuese. Ai ndihmon në tonifikimin e lëkurës, ruan fleksibilitetin e saj, duke e mbajtur lëkurën të butë e të lëmuar

• Aplikoni vaj susami në fytyrë duke e masazhuar me kujdes. Pastaj bëni skrab (scrub) me sheqer te kuq. Lajeni fytyrën me sapunin natyral e ujë të ngrohtë dhe në fund shpërlajeni me ujë të ftohtë për të mbyllur poret.

 

• Shëron dhe rigjeneron lëkurën

Aftësia shëruese e vajit të susamit i atribuohet vetive antiinflamatore, antibakteriale e antimykotike të tij, kurse aftësia rigjeneruese e tij lidhet me stimulimin e sintezës së kolagjenit. Vaji i susamit është efikas në trajtimin e infeksioneve mykotike si “këmba e atletit”, ndërsa për infeksionet vaginale përdoret i përzier me ujë të ngrohtë. Nëse aplikohet vazhdimisht, vaji i susamit ndihmon në shërimin e prerjeve të vogla dhe largimin e shenjave.

 

• Ndihmon në parandalimin dhe shërimin e djegieve nga dielli

Aplikoni çdo ditë vajin e farave të susamit në lëkurë për ta mbrojtur atë nga veprimi dëmtues i rrezeve UV të diellit. Ky vaj shërben edhe si një barrierë natyrale për lëkurën ndaj papastërtive e tymrave në ajër.

Pas ekspozimit në diell, vaji i susamit mund të përdoret me sukses për të trajtuar tharjen e lëkurës e të djegurat e saj, falë vetive të tij hidratuese e rigjeneruese.

 

• Mbron lëkurën e bebeve

Skuqjet e irritimet në lëkurën e bebeve, veçanërisht në zonën e kontaktit me pelenat, mund të parandalohen e të mbahen nën kontroll nëpërmjet masazhit me vaj susami. Përveç kësaj, ky vaj parandalon edhe tharjen e tepërt të lëkurës, duke i mundësuar asaj hidratimin e ushqimin e duhur.

Vaji i farave të susamit mund të përdoret edhe në fytyrë e zona të tjera, për ta mbrojtur bebin nga problemet e lëkurës. Duke e bërë këtë vaj pjesë të përkujdesjes ndaj bebit tuaj, ju i mundësoni atij gjumë të qetë e rritje të shëndetshme falë të gjitha të mira që i dhuron vaji i susamit.

• Trajton thembrat e ashpra

Aplikoni vajin e susamit në thembra çdo natë para se të flini. Vishni çorape pambuku (kujdes njollat) dhe mbajini këmbët ashtu të lyera me vaj gjithë natën. Brenda pak kohësh nga përdorimi i vazhdueshëm i vajit të susamit, ju dotë keni këmbë e thembra të buta.

Mënyrat e Pagesës
Kesh
Kartë Krediti
Transfertë Bankare
Mënyrat e Transportit
Posta Shqiptare
Albanian Courier
DHL
Fedex

Llogarit koston e transportit
Ne e vleresojme privatesine tuaj. Cdo porosi behet duke ruajtur privatesine dhe dergesa behet brenda nje paketimi qe nuk lejon te duket cfare ka brenda.
Nese nuk ju pelqen ose nuk ju pershtatet masa, ju mund ta ktheni produktin brenda 14 diteve.

Vleresimet e klientit

Ndani mendimet me kliente te tjere  ketu
Shperndaje me:


Produkti u shtua ne listen tuaj te deshirave!
Klikoni ketu per te pare te gjithe produktet qe keni ne liste.