Vaj i farave të kajsisë

Kodi: SN033
1,000 L 


Pesha

Sasia:


VAJI I FARAVE TË KAJSISË (100 ml), ALEATI I SHENDETIT DHE BUKURISË TUAJ...


Porosia vjen prane adreses suaj per  1-2 Dite.

Përftimet nga vaji i kajsisë

Kujdesi ndaj lëkurës : vaji i farave të kajsisë përmban acide yndyrore esencialë ,të cilët janë burime të pasura të acidit oleik (70%) ,acidit linoleik,vitaminës A dhe vitaminës E (50mg/100g),duke e bërë këtë vaj ideal për kujdesin ndaj lëkurës.
• Acidet yndyrore esencialë ndihmojnë për të zbutur lëkurë
n,ndërkohë që vitaminat A dhe E janë burime të pasura me antioksidantë.Antioksidantët kanë si qëllim dhe inhibojnë dëmet në qelizë të shkaktuara nga radikalet e lira në trup si pasojë e rrezeve ultra vjollcë ,smogut dhe kimikateve të ndryshme.
• Vaji i farave të kajsisë,pa e bërë lëkurën të yndyrshme e zbut atë dhe i jep një pamje të mëndafshtë.
• Vaji i farave të kajsisë absorbohet shumë lehtë nga lëkura.Ai zbut lekurën me anë të vetive të tij si një emolient i shkëlqyer.
• Vaji i kajsisë është i lehtë dhe jo veshtullor.Hidraton,rigjeneron dhe mbron lëkurat e ndjeshme apo të plakura.Si një burim i pasur me minerale dhe me elementë si Kalçium,Magnez dhe Selen,mban në mënyrë të vecantë lëkurat e thata dhe i jep një pamje të freskët e të shëndetshme.

Rinon lëkurën
• Vaji i farave të kajsisë është një hidratant i shkëlqyer sepse përmban acide yndyrore esenciale si acidi oleik dhe acidi linoleik,vitaminat A dhe E.Aplikimi i rregullt i tij zbut lëkurën.Lëkurat e plakura ,të thata dhe ato të irrituara nga marrja e tepërt e rrezeve të diellit,mund të aplikojnë direkt vajin e farave të kajsisë apo produkte si kremëra,locione dhe balsame që e përmbajnë atë.
• Eliminon aknet
• Për shkak të përmbajtjes së tij të pasur ,ka aftësinë të depërtojë në brendësi të lëkurës dhe ndihmon në zhdukjen e akneve.
• Përkujdesje për flokët
• Masazhojini flokët tuaj me vaj të farave të kajsive të kombinuar me vaj të arrës së kokosit për t’i kthyer atyre shkëlqimin e humbur prej kimikateve e trajtimeve të ndryshme. 
Përzierja trajton me sukses edhe skalpin e irrituar e të leskëruar.

Hidratues, zbutës, ushqyes për lëkurën
Vaji i farave të kajsive është shumë i lehtë dhe delikat për lëkurën. Ai përshtaten me çdo lloj lëkurë, të thatë, normale, të yndyrshme apo mikse. 
Përzieni vaj të farave të kajsive me disa pika vaj esencial (të livandos, te Tea Tree-s , të limonit etj) dhe aplikojeni me masazh të lehtë në fytyrë, pasi ta keni pastruar atë. Kjo do t’ju ndihmojë të pastroni poret, t’i jepni shkëlqim e butësi fytyrës. 

Trajtojini pjesët e ashpra si bërrylat, gjunjët, thembrat, duart, me vajin e farave të kajsive për t’u dhënë atyre butësi e lëmueshmëri.

Scrub për lëkurën
Bëjeni lëkurën tuaj të shkëlqejë në vetëm 3 minuta me scrub-in thellësisht pastrues e zbutës të vajit të farave të kajsive me sheqerin kaf. 
• Masazhoni me kujdes lëkurën me këtë përzierje për disa minuta dhe shpërlajeni në fund me ujë të ftohtë për të mbyllur poret.

Efektet pozitive në sistemin e frymëmarrjes
• Vaji i farave të kajsisë përdoret në mjekësinë tradicionale kineze për të mjekuar sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes si kolla,azma dhe bronshiti.
Shumë i përdorëshëm në masazhe dhe aromaterapi
• Vaji i farave të kajsisë është një vaj i shkëlqyer për masazh.Është një shpërndarës i mirë në lëkurë i vajrave apo përzierieve në të cilat është vendosur.Lëkura e absorbon shumë lehtë dhe përdoret gjërësisht në përzieriet e aromaterapisë.

• I bën flokët më të shëndetshme
• Vaji i farave të kajsisë i bën flokët të shndritshme dhe të buta.Hidraton dhe rigjeneron rrënjën e flokëve sikurse dhe flokët.

Përdorimet e vajit të farave të kajsisë
• Përdoret gjërësisht në industrinë kozmetike për prodhimin e shumë produkteve për trajtimin e lëkurës.Është shumë i njohur për atë ndjesinë e tij si prej velloje pas aplikimit në lëkurë dhe për këtë përdoret si përbërës në kremëra fytyre,shampo trupi dhe produkte mbrojtës ndaj diellit.Përmirëson gjëndjen e flokëve duke i dhënë atyre një shkëlqim marramëndës.

• Në industrinë ushqimore përdoret për të prodhuar ëmbëlsira të ndryshme dhe paketime ushqimore dhe eshte gjeresisht i perdorur ne programet dietike.

• Përdoret në produktet e garniturës dhe në përzierjet vajore për skuqje.

KUJDES : Vaji i farave të kajsisë Oneva është një vaj totalisht i pastër i prodhuar me një presim të farave të kajsisë në të ftohtë.
• 100% natyral: pa aplikim kimikatesh,pa aditivë të shtuar,i pa rafinuar dhe pa aromatizues.
• Vaji i farave të kajsisë Oneva i prodhuar nga presimi në të ftohtë ruan karakteristikat primare të farave.
• Vajrat Oneva prodhohen në një fabrikë moderne të ?ertifikuar me ISO 2200,sipas rregullave për mbrojtjen e ushqimeve dhe nën mbikqyrjen e inxhinierëve ushqimorë.

Mënyrat e Pagesës
Kesh
Kartë Krediti
Transfertë Bankare
Mënyrat e Transportit
Posta Shqiptare
Albanian Courier
DHL
Fedex

Llogarit koston e transportit
Ne e vleresojme privatesine tuaj. Cdo porosi behet duke ruajtur privatesine dhe dergesa behet brenda nje paketimi qe nuk lejon te duket cfare ka brenda.
Nese nuk ju pelqen ose nuk ju pershtatet masa, ju mund ta ktheni produktin brenda 14 diteve.

Vleresimet e klientit

Ndani mendimet me kliente te tjere  ketu
Shperndaje me:


Produkti u shtua ne listen tuaj te deshirave!
Klikoni ketu per te pare te gjithe produktet qe keni ne liste.