KONTRATE SHITJE NE DISTANCE
Kushtet dhe afatet e përgjithshme

Bazuar në parashikimet e ligjeve “Për tregetinë Elektronike” dhe “Për mbrojtjen e Konsumatorëve”, hartohen dhe aplikohen kushtet e përgjithshme që do të rregullojnë marëdhëniet tregëtare të vendosura gjatë blerjeve të kryera në portalin www.ebuy.al.

1. Përkufizime

Kushtet e vendosura tek kjo kontratë do të aplikohen tek të gjitha shitjet e mallrave dhe shërbimeve nëpërmjet platformës www.ebuy.al, dyqani virtual online tek blerësit dhe mund të ndryshohen vetëm me vullnetin e shprehur me shkrim nga të dyja palët.

Kështu, shprehjet e mëposhtme kanë këtë kuptim:

Blerës – person individ, person fizik apo/dhe juridik apo çdo entitet tjetër juridik që dërgon një Urdhër.
Shitës – shoqëritëtregtare apo/dhe tregëtarët të cilët kanë një kontratë ndërmjetësimi me ofruesin e shërbimeve të shoqërisë së informacionit,

Ofrues i shërbimeve të shoqërisë së informacionit (Ofruesi) - ikub.al sh.p.k, me të dhënat si më poshtë:

· Emri: ikub.al shpk

· Adresa e Selisë: Rr. “Ismail Qemali”, Pll. 27, shk. 1, ap.30, Tiranë

· Posta elektronike: info@ebuy.al

· Tel: +355 4 227 4971

· NIPT: K62217018V,

· Regjistruar në: Qendren Kombëtare të Regjistrimit

· Numri i regjistrimit:

Mallra dhe shërbime – çdoprodukt ose shërbim, përfshirëdokumentet dhe shërbimet e përmendura në Urdhër porosi, të cilat do të dërgohen nga Shitësi tek Blerësi.
Urdhër porosi – njëdokument elektronik qëvjen si formë komunikimi ndërmjet Shitësit dhe Blerësit nëpërmjet të cilit Shitësi është dakord të furnizojë Mallrat dhe Shërbimet dhe Blerësi është dakord të marrë këto Mallra dhe Shërbime dhe të bëjë pagesën e tyre.
Akord – një Urdhër I konfirmuar nga ana e Shitësit.
Të drejta intelektuale – të gjitha të drejtat jo materiale sic mund të jenë knoë-hoë, e drejta e autorit, te drejtat e bazave të të dhënave, të drejtat e projektimit, të drejtat e brevetave, patentave, markave të regjistruara dhe domainet e regjistruara për çdo tëpërmendur më lart.
Specifikime – të gjitha specifikimet dhe/ose shpjegimet e Mallrave dhe Shërbimeve sic prezantohen ne Urdhër.

2. Regjistrimi, krijimi i llogarisë

Blerësi regjistrohet në ebuy.al për të kryer një porosi nëpërmjet platformës. Gjatë regjistrimit, ofrohet në mënyrë opsionale plotësimi i të dhënave të blerësit, me qëllim përdorimin e tyre nga stafi i ebuy.al vetëm për kontakt në rast porosie.

3. Dokumente kontraktuare

Nëpërmjet lëshimit të një urdhri elektronik apo telefonik në faqen e përmendur më lart, Blerësi është dakord me formën e komunikimit (telefonike apo email) nëpërmjet të cilës Ofruesi zhvillon veprimtarinë.

Urdhri do të përbëhet nga dokumentet e mëposhtme, të renditura sipas rëndësisë:

a) Urdhri (bashkë me shënimet e dhëna mbi datat e furnizimit dhe faturat) dhe kushtet e veta tëveçanta

b) Specifikimet e Blerësit (atje ku mund të ketë)

c) Kushtet dhe afatet

Nëse Shitësi apo/dhe Ofruesi konfirmon porosinë, kjo do të implikojë një pranim të plotë të kushteve të Urdhrit. Pranimi I porosisë nga ana e Shitësit dhe/apo Ofruesit konsiderohet e përfunduar atëherë kur ekziston një konfirmim elektronik (email) apo verbal nëpërmjet telefonit nga ana e Shitësit dhe/apo Ofruesit drejt Blerësit, pa qenë nevoja e një konfirmim marrje nga ana e këtij të fundit.
Shitësi dhe/apo Ofruesi nuk do të konsiderojë për asnjë moment një porosi të pakonfirmuar sikur ka vlerën e Kontratës. Kjo kontratë hyn në fuqi me konfirmimin e Urdhrit nga ana e Shitësit apo/dhe Ofruesit, është në formë të shkruar, në gjuhën Shqipe dhe do të rruhet nga ana e Shitësit dhe/apo Ofruesit për një periudhë 5 vjecare dhe Blerësi mund ta aksesojë. Afatet dhe Kushtet e përgjithshme të shitjes do të jenë në bazë të Kontratës së lidhur, në plotësim të së cilës do jetë Certifikata e Garancisë lëshuar nga Shitësi ose një furnizues I këtij, atje ku është rasti. Pas pranimit të porosisë, kontrata, deri në momentin e përmbushjes së saj, mund të ndryshohet ose të përfundohet në mënyrë të lirë dhe pa pasoja.

4. Korrigjimi i gabimeve

Në rast gabimi nga ana e porositësit, ky i fundit ka mundësinë brenda 24 orëve të kontaktojë Shitësin për të bërë korrigjimet përkatëse.

5. Detyrimet e Shitësit dhe/apo Ofruesit

a) Shitësi dhe/apo Ofruesi do të përdorë njohuritë e veta profesionale për të arritur rezultatin e përcaktuar në Urdhër dhe do të furnizojë Mallrat dhe Shërbimet të cilat janë në përputhje me kërkesat, nevojat dhe specifikimet e Blerësit;

b) Informacionet e shfaqura në faqen e shitësit dhe/apo Ofruesit, kanë karakter informues dhe mund të modifikohen nga ana e Shitësit dhe/apo Ofruesit, pa një njoftim paraprak. Gjithashtu, për arsye hapësire dhe koherencestrukture informatike, përshkrimet e produkteve mund të jenë jo të plota por shitësi dhe/apo Ofruesi bën përpjekje të vazhdueshme për të paraqitur informacionet më të rëndësishme, në mënyrë që produkti të përdoret për qëllimin e blerë;

c) Komunikimi me magazinën mund të kryhet nëpërmjet interaktivitetit me të duke postuar opinione në lidhje me produktet ose komunikimi nëpërmjet adresave të përcaktuara tek seksioni “Kontakt”. Nuk do të bëhen publike, mendime ose shprehje që përmbajnë sharje ose një gjuhë jo të përshtatshme. Shitësi ka lirinë në menaxhimin e informacioneve të marra pa qenë nevoja të bëjë modifikime tek ato;

6. Transferimi dhe nen-kontraktimi

Shitësi dhe/apo Ofruesi mund të transferojë dhe/ose të nënkontraktojë tek një palë e tretë pjesë për shërbimet që kanë të bëjnë me përmbushjen e porosisë, me informimin e Blerësit, pa qenë nevoja e akordit të këtij të fundit. Shitësi dhe/apo Ofruesi do të jetë gjithmonë përgjegjës ndaj Blerësit për të gjitha detyrimet kontraktuare.

7. Të drejtat e pronësisë intelektuale

Blerësi e ka të qartë kuptimin e pronësisë intelektuale dhe nuk do të bëj publike apo do ti japë një pale të tretë, asnjë nga informacionet e marra nga Shitësi dhe/apo Ofruesi.

Gjithashtu, shenjat grafike dhe emri I domainit janë të regjistruara ne pronësi të ikub.al sh.p.k dhe nuk mund të merren, kopjohen apo përdoren pa akordin me shkrim të pronarit.

8. Konfidencialiteti dhe Publiciteti

Informacionet e çdo natyre të dhëna nga Blerësi tek Shitësi dhe/apo Ofruesi, do të mbeten në zotërim të Shitësit dhe/apo Ofruesit. Atomund të përdoren vetëm për të përmbushur kontratën dhe mund të bëhen publike vetëm me miratimin me shkrim të Shitësit dhe/apo Ofruesit dhe vetëm pasi është nënshkruar një marrëveshje konfidencialiteti me atë që i merr.

Asnjë deklarim publik, promovim, deklaratë për shtyp ose çdo mënyrë tjetër e përhapjes ndaj të tretëve nuk do të bëhet nga Blerësi përsa i përket porosisë pa pasur miratimin paraprak me shkrim të Shitësit apo/dhe Ofruesit.

Mesazhet e ebuy.al dërgohen nëpërmjet partnerëve të specializuar dhe të miratuar nga ebuy.al. Në këtë mënyrë sigurohet konfidencialiteti dhe mbrojtja e informacioneve. Të dhënat e klientëve nuk mund të përdoren dhe as të shpërndahen tek palët e treta.

Nëpërmjet transmetimit të informacioneve ose materialeve nëpërmjet kësaj faqe, I ofroni Shitësit dhe/apo Ofruesit akses të pakufizuar dhe të parevokueshëm tek ato, të drejtën të përdorë, riprodhojë të publikojë, modifikojë, transmetojë dhe shpërndajë këto material ose informacione. Gjithashtu, jeni dakord që Shitësi dhe/apo Ofruesi të mund të përdorë lirisht, në interestë vet, këto ide, koncepte, know-how ose teknika të cilat i keni dërguar nëpërmjet faqes www.ebuy.al. ikub.al sh.p.k nuk do të jetë subjekt detyrimesh në lidhje me konfidencialitetin e informacioneve të dërguara, nëse legjislacioni në fuqi nuk parashikon specifikime në këtë sens.

Nëpërmjet regjistrimit në bazën e të dhënave tëebuy.al, Blerësi jep miratimin e tij të shprehur, që në përputhje me legjislacionin në fuqi, të kontaktohet nga palë të treta: furnizues shërbimesh marketing, furnizues të tjerë shërbimesh; agjenci shtetërore, qeveritare atëherë kur legjislacioni i fushës parashikon diçka të tillë; kompani të tjera me të cilat mund të zhvillojmë programe bashkërisht në ofrimin e produkteve dhe shërbimeve tona, etj.

9. Kushte penale

Në rastin kur nuk mund të respektohen afatet e dorëzimit dhe/ose të fillimit të Urdhër porosisë, Shitësi dhe/apo Ofruesi detyrohet të njoftojë Blerësin për afatin e vlerësuar të përmbushjes së dorëzimit. Blerësi do të ketë të drejtën të kërkojë dëmshpërblim nga Shitësi dhe/apo Ofruesi, kur kjo lejohet nga ligji, në rast të mospërmbushjes pjesërisht ose plotësisht nga ana e shitësit dhe/apo Ofruesi të ekzekutimit të Kontratës në përputhje me kushtet e vendosura.

Në rastin kur Blerësi vonon për faj të tij pagesën e mallrave brenda afatit të parashikuar, ai detyrohet të paguajë një komision prej 0.5% në ditë të shumës që detyrohet.

Në rastin kur Shitësit dhe/apo Ofruesit i jepen të dhëna të gabuara për faturimin ose dorëzimin e produkteve, do të vendoset një afat i ri për përmbushjen e porosisë, ky afat do të jetë 5 ditë pune.

10. Faturimi dhe Pagesat

Çmimet e produkteve dhe shërbimeve të afishuara tek ebuy.al përfshijnë TVSH-në. Kostoja e transportit nuk përfshihet në cmim, ajo do ti shtohet cmimit në varësi të llojit të transportit që do të zgjidhet.

Çmimi, mënyra e pagesës dhe afati i pagesës specifikohen ne Porosi. Shitësi i lëshon Blerësit një faturë për Mallrat dhe Shërbimet e furnizuara, detyrimi i Blerësit është të japë të gjitha të dhënat e nevojshme për plotësimin e faturës sipas ligjit ne fuqi.

11. Rreziqet dhe Përgjegjësitë

a) Dorëzimi
Shitësi detyrohet të dorëzoje Mallrat dhe Shërbimet nëpërmjet sistemit postar door-to-door tek Blerësi

b) Transporti dhe Ambalazhimi

Me përjashtim të rastit kur është rënë dakord nga Shitësi dhe Blerësi ndryshe, Shitësi shkarkohet nga rreziku dhe përgjegjësia lidhur me Mallrat dhe Shërbimet ne momentin e dorëzimit të këtyre tek shoqëria e postës me të cilën Shitësi bashkëpunon ose tek përfaqësuesi I Blerësit.

Shitësi do të bëjë dorëzimin e Mallrave dhe Shërbimeve në brendësi të territorit të Republikës së Shqipërisë.

12. Pranimi

Pranimi do tëbëhetatëherë kur Mallrat dhe Shërbimet janë në përputhje me karakteristikat teknike tëpërmendura nëUrdhër porosi. Në rastin kur Blerësi zbulon se Produktet e furnizuara apo Shërbimet e furnizuara nuk janë në përputhje specifikimeve teknike, atëherë Shitësi do tëzëvendësojë Produktet dhe Shërbimet në përputhje me specifikimet.

13. Garancitë

Të gjitha produktet e tregtuara tek www.ebuy.al, në përputhje me parashikimet ligjore në fuqi dhe me praktikat tregtare të prodhuesve shoqërohen me garanci.

Mungesa e certifikatës së garancisë duhet të njoftohet brenda 48 orësh nga marrja e produktit tek shitje@ebuy.al. Çdo njoftim i mëvonshëm nuk do të merret ne konsideratë.

14. Kalimi i pronësisë

Pronësia mbi Mallrat dhe Shërbimet do të kalojë në momentin e kryerjes së pagesës nga ana e Blerësit tek vendi i caktuar në Urdhër porosi (duke kuptuar me dorëzim, në rastin kur pagesa kryhet me korrier – nënshkrimi i marrjes së dokumentit të transportit të dhënë nga postieri ose nënshkrimi mbi faturën fiskale në rastin e dorëzimit nga ana e personelit të Shitësit apo/dhe Ofruesit.) Në rastin e dorëzimit nëpërmjet postës, kjo e fundit apo/dhe punonjësit e saj nuk janë të autorizuar nga Shitësi dhe/apo Ofruesi që të lejojnë Blerësin të hapë pakot përpara se të ketë nënshkruar, por vetëm pasi ai të ketë nënshkruar se ka marrë në dorëzim dhe vetëm pasi ka arkëtuar shumën përkatëse.

15. E drejta e kthimit

Parashikimet e kësaj pike i referohen posacërisht personave fizikë, të cilët blejnë, porosisin, marrin, përdorin, marrin në dorëzim mall jashtë fushës së tyre profesionale, të veprimit apo tregëtisë, respektivisht janë destinatarët e komunikimit tregëtar, ofërtës së mallit (të quajtur Konsumatorë).

Konsumatori, ose një person i caktuar prej tij ka të drejtë të kthejë pa dhënë ndonjë arsye, në rastin e kontratës së dorëzim-marrjes, produktin apo produktin e fundit kur janë njësërë produktesh, brenda 14 (katërmbëdhjetë) ditësh nga data e caktuar për dorëzim.

Konsumatori mund ta ushtrojë këtë të drejtë edhe në periudhën ndërmjet mbylljes së kontratës dhe dorëzimit të produktit.

Konsumatori nuk e ka të drejtën e kthimit, kur:

· Ka humbur dokumentat shoqërues të produktit

· Në rastin e regjistrimeve audio ose video, respektivisht të kopjeve të software-ve për kompjuter të vulosura, kur ka hapur paketimin pas dorëzimit.

· Në rastin e produkteve të cilat janë të prodhuara me porosi të konsumatorit, ose të produkteve të personalizuara sipas kërkesës së konsumatorit.

· Në rastin e produkteve për përdorim vetjak.

16. Përgjegjësitë

Shitësi dhe/apo Ofruesi nuk mund të jetë përgjegjës për dëmet e çdo natyre të cilat Blerësi ose çdo palë e tretë do të pësojë si rezultat i përmbushjes nga ana e Shitësit dhe/apo Ofruesit e çdo detyrimi të tij në përputhje me Urdhër porosinë dhe për dëme të cilat rezultojnë nga përdorimi i Mallrave dhe Shërbimeve pas marrjes në dorëzim dhe në mënyrë tëveçantë për humbjen e tyre. Shitësi dhe/apo Ofruesi do të jetë përgjegjës në rastin kur nën-kontraktorët dhe/ose partnerët e tij tëçdo natyre të implikuar në përmbushjen e Urdhër porosisë nuk përmbushin cilëndo nga detyrimet kontraktuare.

17. Forca Madhore

Asnjë nga palët nuk do të jetë përgjegjëse për mosekzekutimin e detyrimeve kontraktore, nëse një gjë e tillë vjen si pasojë e një eventi të forcës madhore. Forcë madhore përbën çdo event i cili ështëi paparashikueshëm, është jashtë kontrollit të palëve dhe nuk mund të evitohet.

18. Ligji i aplikueshëm – juridiksioni

Kjo kontratëi nënshtrohet legjislacionit shqiptar. Çdo mosmarrëveshje e lindur ndërmjet palëve do të zgjidhet me mirëkuptim dhe vetëm në rast se një gjë e tillë nuk është e mundur mosmarrëveshjet do të zgjidhen nga gjykatat shqiptare të cilat janë kompetente në bazë të Kodit të Procedurës Civile.

19. Informacion në lidhje me Mbetjet e Elektrike dhe Elektronike

Mbetjet Elektrike dhe Elektronike mund të kenë material të rrezikshme të cilat kanë një ndikim negative mbi mjedisin dhe shëndetin e njerëzve nëse nuk mblidhen nëmënyrë tëveçuar.
Për këtë qëllim, duke pasur parasysh kërkesat e Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 957, datë 19.12.2012 “Për mbetjet nga pajisjet Elektrike dhe Elektronike”, ju informojmë se:
- klientët kanë detyrimin që këto mbetje ti depozitojnë në vend grumbullimet e posaçme dhe nuk duhet në asnjëmënyrë të hidhen bashkë me mbetjet e tjera shtëpiake;

- Simboli që tregon grumbullimin veçmas të pajisjeve elektrike dhe elektronike përmban një kosh me një kryq mbi të, siç tregohet më poshtë:
Simboli

20. Parashikime të tjera

Palët në kontratë do të konsiderohen si kontraktues të pavarur dhe asnjërës prej tyre nuk i njihet e drejta të marrë apo të krijojë detyrime në emër të palës tjetër. Kushtet dhe afatet e kësaj kontrate zëvendësojnë çdo marrëveshje të mëparshme të shkruar apo të fjalosur, ndërmjet Palëve, në lidhje me objektin e kësaj kontrate.

Përditësimi i fundit 01.11.2015

" style="font-weight: bold;">Shkarkoni kontratën në versionin PDF