CFARE ESHTE EBUY.AL?
Ebuy.al është një platformë (dyqan) online në të cilën tregtohen një shumvllojshmëri produktesh të firmave/kompanive të ndryshme.

Ne ofrojmë një treg të hapur për të gjitha kompanitë që duan të bëhen pjesëmarrëse dhe duan të shesin diçka në këtë platformë. Qëllimi ynë është të sjellim sa më pranë njëri tjetrit në një treg të përbashkët të pasqyruar nëpërmjet internetit, konsumatorët e të gjitha niveleve si dhe shitesit e ndryshëm që operojnë në tregun Shqiptar.

Ne udhëhiqemi nga parimi për t’i ofruar klientëve tanë një cilësi produktesh dhe shërbimi shumë të mirë. Kjo është arsyeja që produktet që ofrohen në portal zgjidhen me saktësi nga kompanitë më të mira në treg.

“Vizioni ynë”
“Të jemi platforma më e madhe për Shqiptarët për shitjen e produkteve online.”

Pse duhet të bëheni pjesë e ebuy.al?

• Tejkaloni limitet gjeografike
Nuk ka rëndësi se në cilin vend ndodheni. Nëpërmjet ebuy.al, ju mund të shikoni dhe të blini nga të gjitha dyqanet pavaresisht se ku ndodhen.

• Fitoni hapesira të reja blerjeje
Duke u bërë pjesë e ebuy.al ju keni mundësi të zgjeroni hapësirat tuaja të blerjes. Çdo shqiptar ne çdo vend të botës mund te blejë në këtë faqe.

• Informacion i detajuar mbi produktet
Ju keni mundësi të mësoni informacion të detajuar të produktit që reklamohet në faqe. Nëse keni pyetje të tjera shtesë, ju mund të shkruani dhe ne do t'ju përgjigjemi shumë shpejt.

• Punojmë 24 orë në 7 ditë të javës
Nëpërmjet ebuy.al, ju keni mundësinë të bëni blerje gjatë gjithë kohës dhe sipas nevojave tuaja. Ebuy.al mbështetet nga platforma më e madhe dhe më serioze në Shqipëri, platforma Ikub.al, e cila ka aktualisht 650 000 vizitorë unikë në muaj dhe 8 milion klikime në muaj. Ne ju garantojmë cilësi dhe siguri në të gjitha hapat dhe proçeset e blerjeve qe ju do të bëni, duke ju garantuar seriozitetin maksimal qe na karakterizon. Cilësia në shërbim dhe serioziteti ynë ndaj jush dhe çdo vizitori të faqes është i padiskutueshëm.

SI TE BLEJME NE EBUY.AL?
Të blesh tek ebuy.al është shumë e thjeshtë, mjafton të ndiqni hapat e mëposhtëm:

  1. Zgjidhni kategorinë në menu-në kryesore. Në menu-në kryesore në krye të faqes zgjidhni një nga kategoritë p.sh ELEKTRONIKE, PAJISJE KANCELARIE, FASHION, SHËNDETI DHE BUKURIA, etj.

  2. Zgjidhni nënkategorinë. Në seksionin në të majtë të faqes klikoni tek njëri nga elementet e listës p.sh Nëse në menu-në kryesore keni zgjedhur FASHION, mund të zgjidhni nënkategorinë Femra, Meshkuj ose Fëmijë. Më pas përsëri do hapen nënkategori të reja si p.sh Veshje, Bizhuteri dhe Ora, Këpucë, etj. Ju mund te zgjidhni një nënkategori nga lista e nënkategorive që do të shfaqen poshtë kategorisë së zgjedhur, ose t'i filtroni artikujt sipas intervaleve të çmimeve që shfaqen në fund të seksionit 'Shfleto Kategoritë' dhe sipas markave nëse ju po kërkoni për një markë të caktuar.

  3. Zgjidhni porduktin që ju interesojnë dhe vetëm me një klik ju do të keni mundësi të mësoni më shumë rreth tyre. Shikoni foto të produkteve duke i zmadhuar ato, detaje të tjera specifike, vlefshmërinë, ngjyrat, masat, çmimet dhe përshtypjet e përdoruesve të tjerë të portalit rreth atij produkti.

  4. Zgjidheni produktin duke e shtuar atë në shportën tuaj të blerjeve virtuale "SHTO NË SHPORTË". Më pas ju mund të vazhdoni të zgjidhni produkte të tjera, të vlerësoni ngarkesën apo të proçedoni me kryerjen e porosisë në 'VAZHDO ME POROSINË'.

  5. Nëse do të vazhdoni me pagesën ju duhet të logoheni me llogarinë në ebuy.al nëse e keni një të tillë, në të kundërt mund të klikoni butonin 'VAZHDO ME POROSINË' në të djathtën tuaj. Më pas plotësoni të dhënat tuaja të nevojshme që porosia të konfirmohet dhe të dërgohet në vendndodhjen tuaj.

  6. Mjafton të plotësoni te dhënat, të zgjidhni Mënyrën e transportit, Mënyrën e Pagesës, të lini shënimet tuaja për porosinë (nëse keni) dhe në fund klikoni 'KONFIRMO POROSINË'.

  7. Ju do të njoftoheni me një email për pranimin e porosisë nga ebuy.al.

  8. Per të modifikuar llogarinë apo për të ndjekur gjendjen e porosive/kthimeve tuaja klikoni tek Llogaria Ime në krye të faqes dhe që aty më pas mund të zgjidhni opsionet e shumta për mirëmbajtjen e llogarisë.


TERMAT E PERDORIMIT
E drejta e autorit
E gjithe permbajtja e faqes, dizenjot, teksti, grafika, udhezimet, komentet, perzgjedhjet dhe rregullat jane eskluzive per kompanine tone dhe mbrohen nga ligjet nderkombetare te se drejtes se autorit. Leja ju eshte dhene per te pare, per te bere kopje elektronike dhe te printoni nje pjese te kesaj faqeje webi per qellimin e vetem te perdorimit si nje burim per blerje. Çdo perdorim tjeter i materialeve në kete faqe webi, duke perfshire edhe riprodhimin per qellime te tjera si nga ato që permendem me lart, modifikimi, shperndarja ose ribotimi, pa lejen paraprake me shkrim të kompanise eshte i ndaluar rreptesisht dhe denohet me ligj.

Mbrojtja me Ligj dhe detyrimet tona
Ne jemi nje subjekt i rregjistruar ne institucionin e QKR te Republikes se Shqiperise dhe gezojme te gjitha te drejtat e autorit në baze te ligjit Shqipetar per faqen dhe cfare eshte e publikuar aty. Gjithashtu ne paguajme te gjitha detyrimet tona ndaj shtetit dhe institucioneve te percaktuara me ligj ne Republiken e Shqiperise, keshtu qe serioziteti dhe profesionalizmi jone nuk limitohet vetem në faqen e internetit por edhe ne rregullat e bisnezeve ne Shqiperi.

Kushtet e Garancise
Pervec te drejtes se autorit ju pranoni edhe Kushtet e Garancise qe ne kemi, te cilat jane te publikuara prane cdo produkti se bashku me te dhenat e produktit. Gjithashtu ne kemi detyrim ndaj jush vetem per ceshtjet qe ne specifikojme ne faqen tone dhe me kushtet qe ne japim. Keto kushte mund te ndryshojne me kalimin e kohes por asnjëherë nuk do ju fshihen dhe manipulohen. Ju do keni gjithmone akses per tu informuar mbi te rejat e faqes tone.

Detyrimet
Ju me regjistrimin dhe me perdorimin e kesaj faqeje nenkuptoni qe jeni dakort me kushtet tona dhe jeni dakort me to ne momentin qe beni nje blerje. Ne gjithashtu jemi të detyruar te respektojme dhe t'i permbahemi cdo premtimi dhe sherbimi qe publikojme në faqen tone ebuy.al.

Kushtet dhe tarifat e transportit
Pervec te drejtes se autorit dhe Kushtet e Garancise, ju pranoni edhe Kushtet dhe tarifat e Transportit, te cilat jane te publikuara ne faqen tone dhe ju jepen ne momentin qe konfirmoni blerjet. Ju keni mundesine qe ta zgjidhni vete kompanine qe do ju ofroje sherbimin e transportit dhe tarifat perkatese te seciles prej tyre.

Te drejtat tona
Ne rezervojme te drejten per te ndryshuar produktet, ofertat, cmimet e produkteve, ndryshime keto per te cilat ju do keni mundesi te informoheni sa here te hyni ne faqen tone. Ne rezervojme te drejten per te ndryshuar kompanite transportuese sa here qe mund te duket e nevojshme, gje per te cilen ju do keni mundesi te informoheni ne momentin qe do hyni ne faqe. Ne rezervojme te drejten per te ndryshuar kushtet e perdorimit dhe garancite perkatese, ndryshime keto qe ju do mund ti shikoni sa here qe hyni ne faqe, nen komanden “Termat e perdorimit”

Per cdo problem te mundshem ose paqartesi jeni te lutur te na kontaktoni me menyrat e kontaktit qe gjeni ne faqe.

POLITIKAT E KONFIDENCIALITETIT
Percaktimi i kushteve te konfidencialitetit ka per qellim te siguroje klientet tane qe te gjitha te dhenat qe ne disponojme rreth tyre jane te fshehta dhe nuk mund te perdoren jashte kesaj faqeje. Ne e dime qe te dhenat tuaja jane te rendesishme dhe e vleresojme besimin tuaj. Marrim pergjegjesi te plote per perdorimin e tyre ne menyren me diskrete dhe etike te mundshme. Ky dokument pershkruan se si keto te dhena do/mund te perdoren si dhe pergjithesisht politikat tona te konfidencialitetit.

Kompania jone ndermerr ne menyre te vazhdueshme masa kontrolluese nepermjet programeve te specializuar per te garantuar sigurine e kesaj faqeje.

Te gjitha te dhenat qe ne disponojme per ju jane teresisht te fshehta dhe jane te ndaluara per perdorim te jashtem. Asnjehere nuk do lejohet qe keto te dhena te dalin jashte kompanise tone dhe tu serviren personave te trete. Ne i perdorim te dhenat tuaja vetem per procesin e blerjes dhe dergeses se produktit. Nese ju regjistroheni ne faqen tone dhe beni nje blerje ju automatikisht pranoni te gjitha kushtet tona te garancise, transportit dhe produktit, dhe te dhenat tuaja do perdoren vetem per te realizuar permbushjen ne menyren me te mire te kerkeses tuaj per te blere produktin.

Te dhenat qe ne marim
Te dhenat qe ne marim Ne mbledhim vetem te dhenat qe jane te nevojshme per perfundimin e proceseve te blerjes dhe i perdorim ato vetem ne rastet kur ju me deshire kryeni nje porosi tek faqia jone, kjo ne rastin kur ju jeni anetaresuar tek faqia jone. *Te dhenat tuaja personale dhe kontaktet kerkohen per te qene anetare te kesaj faqeje per ti perdorur ato me pas ne procesin e blerjes dhe dergeses se produktit tuaj, ku perfshihen Emer, Mbiemer, Email, Nr. Telefoni dhe Adrese vendbanimi. Emri identifikues, qyteti dhe shteti jane publike ne profilin tuaj apo ne listimin e produktit, ndersa emri i plote dhe adresa i shfaqen vetem nje personi qe do kujdeset qe te merrni ne dorezim produktin te cilin ju do te blini.

Newsletter (e-mail informues)
Nese ju deshironi ne mund tju dergojme nje e-mail informues (newsletter) per te gjitha ofertat dhe te rejat e faqes, produktet e reja dhe ato qe jane ne promocion. Mjafton qe ju te zgjidhni ne kutizen e vogel kur te beni regjistrimin ne faqen tone dhe ne do ju informojme periodikisht per te gjitha te rejat dhe ofertat e faqes ne kohe reale.

Kontakti
Gjithashtu kur na kontaktoni me formularin tone ju do te jepni vetem nje adrese emaili te cilen ne do e perdorim vetem per tju kthyer pergjigje ju dhe per asnje veprim tjeter.

Fshirja e te dhenave
Ju keni te drejte te na kontaktoni dhe te kerkoni qe te dhenat tuaja te fshihen nese nuk deshironi me te jeni pjese e faqes sone. Keto te dhena do te fshihen pergjithmone nga arkiva e sistemit tone. Gjithashtu ju keni mundësine ti ndryshoni keto te dhena ne cfaredo moment qe ju keni deshire.

Shperndarja e Informacioneve
Ne kujdesemi per informacionet tuaja personale dhe nuk kemi dhe nuk do te kemi ndonjehere qellim te perfitojme duke i shitur apo shkembyer keto informacione me te trete. Të vetmet raste ku informacionet tuaja mund te shperndahen ose tu jepet akses paleve te treta, pershkruhen me poshte:
• Sherbimet nga pale te treta. Ne punojme me kompani dhe individe per te kryer pune ne sherbimin tuaj. Kjo perfshin shikimin e porosive,pergatitjen e tyre, paketimin dhe dergimin me poste. Marredhenia kontraktuale me keto kompani apo individe i lejon te shohin te dhenat tuaja, por ne asnje menyre ti perdorin ato per qellime te tjera.
• Abuzimet. Nese zbulojme abuzime si: perdorimi i pa-autorizuar i nje karte krediti apo marrjen e informacioneve personale te anetareve te tjere, do te punojme ngushte me banken, forcat e rendit, prokurorine dhe cdo insitucion tjeter te interesuar per te gjetur autorin. Ne raste te tilla, krahas te dhenave personale te autorit, mund te na duhet te japim edhe te dhenat personale te personave te tjere potencialisht te prekur. Keto te dhena do te perdoren vetem per hetim dhe per asnje qellim tjeter.

Politikat e fshehtesise dhe konfidencialitetit ne praktike jane ato te shfaqura ne kete faqe. Ne rezervojme te drejten te bejme ndryshime ne kete dokument pa pasur pergjegjesine per t'ju lajmeruar, pasi cdo ndryshim i bere ne kete faqe do jete lehtesisht i lexueshem nga ju. Ju mund te njoftoheni nga ne vetem ne rastet kur ndryshimet e bera jane te shumta dhe te rendesishme.